Saimir Tahiri vendos të flasë, ja njoftimi i rëndësishëm

485
0

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka vendosur të thyejë heshtjen.

Sipas burimeve, ish-ministri pritet të dalë të hënën në konferencë. Po kështu mësohet se konferenca e Saimir Tahirit do të mbahet në ‘Rogner’ në orën 10:30.

Burimet thanë se Tahiri do të flasë për situatën e tij në Gjykatë, pasi me sa duket ka zhvillime për dosjen dhe kjo gjë mund të çojë në përshpjetimin e hetimeve.

Nuk dihet se cila është tema e rëndësishme që e ka shtyrë ish-ministrin të flasë pas disa muajve heshtje. Më 15 tetor Krimet e Rënda kanë shtyrë sërish afatet për një periudhë 3 mujore për dosjen e Tahirit.