Saimir Tahiri letër për të birin: Kam humbur shumë kohë pa ty, më mori fatura e punës sime

755
0

Drini, djali i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri feston sot 8-vjetorin e lindjes. Në një letër të hapur për të birin botuar në rrjetet sociale, Tahiri i kërkon ndjesë djalit të tij se ka humbur kohë për shkak të punës dhe më pas pagoi edhe faturën e vet punës së tij.

Në letrën e tij, Tahiri shkruan gjithashtu se në jetë ka plot persona me shumë fytyra që tradhëtojnë gjithkënd dhe çfarëdo.

Në mesin e rreshtave nënkuptohet edhe kalvari i gjithë procesit hetimor që po zhvillohet ndaj Tahirit, kur ky i fundit shkruan se “liria ka çmimin më të shtrenjtë” kurse “drejtësia fitohet me luftë”.

Letra e hapur e Saimir Tahirit për të birin:

Leter për tim bir…
Tani shkove 8 Drin! Ndërsa unë kam humbur shumë kohë, në fillim se më mori me vete puna, me pas fatura e punës sime.
Nuk jam as i pari e as i fundit që harroj gjërat e rëndësishme në jetë. Nuk jam as i pari e as i fundit që e kuptoj më vonë.
Dikur do e kuptosh edhe vete.
Por mjaftohu me shëmbullin tim e mëso të bëhesh i mirë, se më i mirë se mua je që tani.
Gjëra me rëndesi do të të dalin plot në jetë, por kurrë mos harro veten dhe ata që ke pranë. Kjo ka më shumë rëndësi, gjithmonë.
Ti tani po rritesh. Pa e kuptuar as unë. As ne.
Po ç’ke kaluar deri sot, është asgjë me ç’të vjen përpara.
Por ti jepi forca! Edhe kur të të duket se fuqia të lë. Mua me ke aty.
Ka nga ata që do kenë më e pakta 2 fytyra. Të tjerë kanë më shumë. Ka nga ata që tradhetojnë veten, nënën, babain, vëllain, motrën, djalin e vajzën, shokun e mikun. Njerezit e vendin po e po.
Por mos u lesho! Ka plot edhe nga ata që janë të vërtetë.
Edhe ti ashtu bëhu. I vertete.
Ji vetevetja. Edhe kur të duket se nuk fiton gje. Përballë atyre që shesin veten e gjithçka kanë, ti fito veten tënde.
Lufto! Lufto gjithomë! Me veten e me kedo tjeter. Por mos e tradhto shpirtin e gjithcka beson. Per këdo e asgjë.
Humbe garen “kush duket më shumë e kush fiton më shumë”. Fito garën e jetës, për të ditur më shumë e për të dhënë më shumë.
Dhe jep! Sakrifiko!
Në jetë çdogjë e ka një çmim. Por më të shtrenjtin e ka liria. Atë çmim paguaje me çdo kusht. Në fund, liria vlen më shumë.
Por ka dhe shpagim, çdo gjë. Dikur. Ndaj bëj durim.
Drejtësia nuk vjen vetë, po se kërkove. Edhe me luftë.
Ajo është lufta që ia vlen ta bësh gjithmonë, edhe kur e humbet.
Por ti do e fitosh Drin.
Mua më ke aty, përgjithmonë.
Edhe 100.