Sa vite i duhen një çifti shqiptar të blejë një apartament modest në Tiranë? Kush i blen apartamentet? Flasin ekspertët: Nuk ka logjike..

188
0

Çmimet e apartamenteve në Tiranë rriten dita dites.

Krahasuar me vitin 2015 blerësi po paguan 400 euro më shumë për m2.

“Po ta krahasojmë me vitin 2015 e deri më tani kemi pas një rritje prej 30% të vlerave në apartamente. Përgjithësisht rriten për shkak të objekteve të reja që ndërtohen në zonë. Të flasim për Yzberishtin nga 550 euro që gjejë më para tani kushton 950 euro metri katror”.

Ogerta Bala, punon si agjente imobiliare ajo thotë se çiftet e reja që punojnë në shtet me ndihmën e një kredie mund të blejnë vetë, apartamentet 1+1 në zonat periferike të Tiranës. Sot ajo do të prezantojë më një apartament të pamobiluar në Komunën e Parisit që kushton mbi 100.000 euro, sipas saj y apartament që edhe pse do investim ka dal në treg më një çmim okazion nëse e krahasojmë me çmimin e banesave të tjera të zonës.

“Ky apartamentet që jemi në sot është okazion nëse e krahasojmë me zonën. Në Komunën e Parisit metri katrorë kushton nga 1200-1400 euro metri katrorë. Ky apartament po shitet me 1000 euro metri katrorë dhe kushton 129.000 euro. Kush i blen këto apartamente mbi 100.000 euro? Njerëzit me kredi ose emigrant. Çiftet e reja që jetojnë në Tiranë a mund të blejnë një apartament të tillë? Vetëm ato çifte që janë me punë shumë të mira private dhe jo shteti. Dhe çfarë mendojnë klientët e tu kur u prezanton këto apartament? Thonë ku e blej këtë apartament në Tiranë apo në BE.”

Eksperte e Ekonomisë, Romina Radonshqi thotë se paga mesatare e një individ në Shqipëri është 468 euro, ndërsa kostoja e jetesës në vendin tonë është me e shtrenjta në rajon duke kapur vlerën e 410 eurove pa përfshirë këtu faturën qirasë apo këstin kredinë.

“Nuk ka logjikë ekonomike të thuash që një individ mund të blej një shtëpi në qendër të Tiranës kur metri katror kushton nga 3.000-4.000 euro. Nëse bëjmë një analizë paga mesatare e në individ ishte 468 euro që i bie që një individ nuk duhet të plotësojë asnjë nevojë fiziologjike vetëm t’i kursejë këto para ai mund të blejë vetëm në metër katror. “

Po qytetarët çfarë mendojnë për këto çmime?

-Si ju duken çmimet e apartamenteve në Tiranë?

“Të jashtëzakonshme si në Paris dhe në Vjenë. Vajza ime jeton në Danimarke dhe nuk ka mundur të blej një shtëpi në Tiranë. JU jetoni në Tiranë? Po. Sa para ju ka kushtuar shtëpia? Mua ma ka dhënë falas Banka Botërore, në të kundërt sot të isha pa shtëpi.

Si ju duken çmimet e apartamenteve në Tiranë?

“Shumë të shtrenjta nëse e krahasojmë me pagat. Ju keni blerë shtëpi? Fatmirësisht ma ka lënë babai trashëgimi, në të kundërt do jetoja me qira”. Burimi: Top-Channel