Skip to content

Sa shpejt u rritën, Xhemi Shehu publikon foto të dy djemve të saj bashkë

    Xhemi Shehu përvec se një moderatore e suksesshme, është edhe nënë shumë e përkushtuar ndaj dy djemve të saj, Martinit dhe Gabrielit.

    Me djalin e madh, Martinin, Xhemi ka postuar shpesh foto së fundmi, kurse djalin e vogël e ka mbajtur paksa larg publikut.

    Mirëpo ditën e sotme Gabrieli feston ditëlindjen dhe Xhemi i ka ëmbëlsuar ditën ndjekësve me një foto shumë të bukur të të dy djemve.

    Ata shfaqen të përqafuar me njëri-tjetrin dhe në sy bien tiparet e bukura që kanë marrë nga e ëma.

    “I vogli u rrit. 5 vjeç. Jam e bekuar”, shkruan Xhemi.