Moderatori i Top CHannel, Eno Popi është treguar gjithnjë shumë i mbyllur rreth jetës se tij private. Pas ardhjes në jetë të vajzës, Liv, ai ka postuar vetëm pak foto me të duke e mbajtur larg publikut vogëlushen.
Ka kaluar një vit që nga fotot e tyre të fundit dhe sot Eno ka publikuar një foto të re, nga e cila shohim se Liv është rritur shumë.

Eno shfaqet duke e mbajtur në krah ate teksa i jep një puthje në kokë si dhe duke e shoqëruar postimin me emrin e vajzës dhe një emoji prej zemre.
