4.5 C
Tirana

Sa Herë të Humbësh Besimin Tek Vetja Jote, Lexo Historinë e Këtij Plaku të Mençur e Asgjë s’do të Ndalë!

Date:

Share:

Vetëbesimin mund ta humbni me kalimin e kohës nga përvojat negative të jetës.

Sidoqoftë, gjithmonë duhet të përpiqeni ta rifitoni atë, të jeni në gjendje të jetoni më mirë në këtë botë dhe veçanërisht me veten tuaj.

Nëse jetoni gjithashtu në një fazë ku nuk keni siguri, jeni gjithmonë të pavendosur dhe jeni i pari që nuk besoni në aftësitë tuaja, këtu gjeni një shëmbëlltyrë që do t’ju mësojë diçka shumë të rëndësishme, që ta mbani gjithnjë në mendje në momente dobësie.

NJË DITË, NJË PLAKU TË MENÇUR I ERDHI PËR VIZITË NJË DJALOSH I RI, I CILI I THA ATIJ SE KISHTE PAK BESIM TEK VETJA DHE SE NDIHEJ VAZHDIMISHT I SHTYPUR NGA PRESIONI I TË TJERËVE.

“Ata më thonë se unë jam i pavlerë, se gjithçka që bëj gabim, që unë jam i ngathët dhe madje edhe i pamend për të përmirësuar situatën time…”.

I mençuri e ndërpreu duke i kushtuar pak vëmendje fjalëve të tij:

“Më vjen keq për ty, djalë, por tani jam i zënë dhe nuk mund të të dëgjoj. Në fakt, nëse shkon në treg në vendin tim, unë do të mund të kryej punë më shpejt dhe do të mund të merrem me problemin tënd”.

I riu u ndie sërish i përbuzur dhe i lënë pas dore, por prapë pranoi detyrën që i ngarkoi plaku i mençur.

Shko në treg dhe përpiqu të shesësh këtë unazë. Pranoni çfarëdo oferte, për sa kohë që nuk është më e ulët se një monedhë ari“.

I RIU SHKOI NË TREG, I SIGURT QË DO T’IA SILLTE PLAKUT TË MENÇUR FITIMIN E TIJ.

Shumë njerëz u ndalën për të parë unazën e tij, por interesi i tyre pushonte kur mësonin për çmimin: “Djalosh, mund t’ju jepja disa monedha argjendi, por një monedhë ari është e ekzagjeruar!”.

Pasi e mbytën me tallje dhe fyerje, ai u kthye tek plaku, i dekurajuar.

“Mjeshtër, më vjen keq, por në treg askush nuk e besonte vlerën e unazës, ata madje më ofruan një tenxhere prej bakri”, – tha ai.

Plaku nuk u nervozua, madje i erdhi një ide:

“Djalosh, fjalët e tua më dhanë frymëzim. Shko sërish pasi duhet ta vlerësosh unazën nga një ekspert. Drejtohu menjëherë për te argjendari dhe dëgjo mendimin e tij”.

Djali doli nga argjendari i fshatit i cili, pas shqyrtimit të kujdesshëm të unazës, i tha:

Nuk mund t’ju jap më shumë se 58 monedha. Nëse zotëria juaj nuk do të ishte me ngut, mund ta vlerësoja më mirë dhe do të arrinte në 70 monedha, por për momentin kaq.”

Djaloshi nuk po i besonte fjalët e argjendarit, kështu që vrapoi menjëherë drejt plakut të mençur që t’i tregonte gjithçka.

Plaku i dëgjoi fjalët e djaloshit, pastaj i tha:

Djalosh i dashur, shpresoj të kesh mësuar diçka. Ti e ke zgjidhjen për problemin që të ka sjellë këtu.

Siç e pe në treg askush nuk e kuptonte vlerën e unazës sepse Askush nuk ishte një ekspert, por unaza ka një vlerë dhe mundësisht një të lartë, kështu që nuk duhet t’i kushtosh vëmendje gjykimeve që njerëzit të japin.

Njerëzit nuk e dinë vlerën tënde, ashtu siç nuk dinin atë të unazës. Beso fillimisht në vlerat e tua dhe do të shohësh se do të jetë shumë e lehtë për ty të injorosh opinionet pa bazë të të tjerëve”.

Djaloshi u largua, më në fund i vetëdijshëm për vlerën e tij dhe të unazës që i dhuroi njeriu i mençur.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

“Kam edhe një surprizë të këndshme për ju” Çfarë po paralajmëron Rama nga Berlini..

Kryeministri Edi Rama gjatë rubrikës “Sy m’Sy” i është përgjigjur pyetjes së një komentuesi nëse e kalon oqeanin apo jo. Rama tha se nuk...

E turpshme, një qytetar filmohet duke grisur Kuranin pranë një xhamie (VIDEO)

Një incident i pazakontë raportohet se ka ndodhur në Prizren, ku një qytetar është filmuar nga kamerat e sigurisë duke grisur librin e shenjtë...

Ndryshon kursi i këmbimit/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja si këmbehet dollari dhe euro

Sot, më 4 mars 2025, dollari amerikan blihet me 94 lekë dhe shitet me 95.2 lekë. Euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga...

Rama fton turistët të vizitojnë Shqipërinë në gjuhë të ndryshme nëpërmjet Inteligjencës Artificiale (Video)

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, në kuadër të Panairit të Turizmit. Ndërkohë ai ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet duke...

Gjendet i vdekur vëllai i Unikkatil, ja çfarë gjeti policia në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen kësaj të diele (2 mars) në Prishtinë, ku është gjetur i pajetë në një banesë Mentor Palokaj,...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.