Sa do shkojë euro?/ Eksperti plas bombën: Ja çfarë presim tre muajt në vijim

228
0

Eksperti i ekonomisë Bujar Bendo ishte këtë të diel i ftuar në Euronews Albania për të folur rreth një problemi që tashmë po i shqetëson të gjithë, rënia e euros.

Ai tha se pritet që kjo rënie e euros në tre muajt në vijim të vazhdojë po njësoj në rastin më të mirë, por ai tha se ajo edhe mund të zbresë ende më shumë, ndërsa paralajmëron një rritje të saj në shtator.

Eksperti tha gjithashtu se kjo është një periudhë e mirë për të blerë Euro, por ai shton se njerëzit janë bërë pesimist nga rënia e pazakontë e saj.

“Edhe tre muaj të tjerë euro do jetë në të njëjtat standarte, ose edhe më poshtë. Mund të shkojë deri 105, duke marrë parasysh trendin.

Nëse nuk do ketë ndërhyrje nga Banka e Shqipërisë do vazhdojë të cedojë.

Momenti është shumë i mirë për të blerë Euro, por kush ka pasur pak lekë për të kursyer, deri më sot shumica i ka lënë 60% në Euro, ata e kanë humbur besimin,”-tha eksperti Bujar Bendo.