Skip to content

‘Sa do? Po ja një qindëshe’! Zbulohen përgjimet që çuan në pranga mjekun tek Trauma

    Zbulohen përgjimet të mjekut të arrestuar te “Trauma” në Tiranë.

    Në përgjime del se si Fitim Marku merr ryfshet nga një agjent, i cili ishte infiltruar si pacient te Spitali i Traumës, janë siguruar sipas “Euronews”.

    Pasi infermierja i merr të dhënat pacientit, ai shkon për të bërë skanerin. Infermierja i thotë që pas të shkojë në korridor dhe të takohet me mjekun.

    Në momentin që pacienti i thotë mjekut Marku për paratë, ky i fundit i kërkon 100 mijë lekë.

    Pjesë nga përgjimet

    Agjenti -Më tha ajo që të prisja këtu në korridor .

    Mjeku -Ok më thuaj, si e ke mundësinë tani?

    Agjenti -Më thuaj or burrë, më thuaj.

    Mjeku -Po ja se këtu është plot me njerëz.

    Agjenti -Po sa?

    Mjeku -Po ja njëqindëshe.

    Agjenti -100 mijë lekë?

    Mjeku -Po.

    Agjenti -Ok.

    Mjeku -Se këto i ndajmë me të tjerat.

    Agjenti -Ato janë punën tuaja. Për sa e marr diskun? Sa vonon?

    Mjeku -Ja sa ta bëj gati, ta sjell unë jashtë.

    Agjenti -Ok.