5.5 C
Tirana

“Sa bakshish la kryeministri, kupon kërkoi, të pyeti për videon?”, ja si përgjigjet berberi “vip” që qethi Ramën

Date:

Share:

Kryeministri Edi Rama postoi pak ditë më parë një video në rrjetet sociale ku shfaqej te berberi. Por kush është berberi i parapëlqyer i kryeministrit? Gazetarja e Edicionit Veror ndodhet pikërisht te berber Sandri, aty ku Kryeministri teksa kalonte pushimet në Jug të vendit, shkoi të qethej.

Një ngjarje kjo që u pasqyrua gjerësisht në rrjetet sociale. Gazetarja jonë është takuar këtu me djaloshin 17-vjeçar, i cili i preu flokët Edi Ramës. Të shohim se çfarë po flisnin te ajo video e famshme që u shpërnda në rrjetet sociale dhe nëse i la apo jo bakshish Kryeministri berberit të Drimadhes.edi_rama-860x445

Gazetarja: Si e ke emrin dhe sa vjeç je?

Berber Sandri: Aleksandër Hodaj.

Gazetarja: Aleksandër Hodaj, ose ndryshe berber Sandri që në këtë kioskë të vogël ju zgjidh punë gjysmës së Drimadhes, sepse nuk ka berberanë tjetër.

Berber Sandri: Është e vetmja berberanë këtu në Dhërmi, është viti i tetë që punoj me gjithë babain.

Gazetarja: Prej sa vitesh i dedikohesh këtij profesioni

Berber Sandri: Prej rreth 3 vitesh kam që e ushtroj, jam edhe në gjimnaz në shkollë, merrem më shumë gjatë verës.

Gazetarja: Ti duke qethur kryeminsitrin, çfarë po thonit?

Berber Sandri: Po bisedonim për shkollën, sa vjeç jam ku banoj, për dyqanin, për punën, sa vite kemi këtu. Më përgëzoi që jam edhe i vogël, edhe punoj.

Gazetarja: A të pyeti a ke ndonjë gocë?

Berber Sandri: Vetëm biseda të zakonshme, shakara.

Gazetarja: Çfarë shakash bënte kryeministri me ty, jam kurioze?

Berber Sandri: Më shumë për punën e moshës që jam i vogël dhe punoj.

Gazetarja: Erdhi papritur, apo e prenotoi më parë?

Berber Sandri: Papritur, ishte shumë i thjeshtë përshëndeti njërëzit që ishin përjashta si një klient normal.

Gazetarja: Ti si u ndjeve në ato momente?

Berber Sandri: Isha pak i emocionuar.

Gazetarja: T’u dridh pak dora kur po e qethje?

Berber Sandri: Jo, atë jo.

Gazetarja: Çfarë kërkesash kishte Kryeministri për lukun e tij?

Berber Sandri: Ishtë shumë i thjeshtë, nuk kishte luk të veçantë.

Gazetarja: Si quhej luku i tij?

Berber Sandri: Nuk ka emër se e ka flokun e shkurtër.

Gazetarja: Sa kohë u more me të?

Berber Sandri: Rreth 15-20 minuta.

Gazetarja: Dhe në fund i kënaqur?

Berber Sandri: Po u kënaq.

Gazetarja: Sa pagoi?

Berber Sandri: Nuk tregohet ajo.

Gazetarja: Po sa e keni ju?

Berber Sandri: Nuk thuhet.

Babai: Nuk thuhet

Gazetarja: Po kupon i dhatë?

Berber Sandri: Nuk kërkoi kupon.

Gazetarja: Po bakshish a la?

Berber Sandri: Po normalisht që la.

Gazetarja: E la të majmë, kryeministror?

Babai: Jo dhe shumë të majmë.

Gazetarja: Prisnit më shumë nga kryeministri?

Babai: Mirë, mirë.

Gazetarja: Të mori leje Rama para se ta postonte videon?

Berber Sandri: Jo, më tha që do të bëjmë reklamë.

Gazetarja: Ty të kanë shkruar pas videos?

Berber Sandri: Po shumë, shumë

Gazetarja: Çfarë të shkruajnë njerëzit?

Berber Sandri: Përgëzojnë, bëjnë dhe shaka

Gazetarja: Pas këtij mediatizimi keni në plan që ta ristrukturoni këtë vit apo vitin tjetër?

Babai: Mendojmë të bëjmë një dyqan të madh në Himarë, beharin prapë do jemi këtu.

Gazetarja: Të preferojnë ty më shumë apo babin?

Berber Sandri: Më së shumtui mua çunat e rinj.

Gazetarja-babait: Po kryeministri pse nuk erdhi që ta qethje ti?

Babai: Nuk donte kryeministri.

Gazetarja: Vipa të tjerë gjatë verës keni pasur?

Berber Sandri: Kemi edhe Gaz Pajën, aktorin që është i përvitshëm dhe Salsano Rrapi. /abcnews.al

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

U votua në parlamentin italian, si do të veprohet me pensionet e shqiptarëve në Itali

Admirim Sada tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se ka një muaj që ka ardhur në Shqipëri për të mbledhur vitet e punës...

Si të shmangim fruthin, një nga sëmundjet më ngjitëse në botë

Ekspertët e shëndetit publik kanë ngritur shqetësimin për përhapjen e fruthit pasi një fëmijë i pavaksinuar humbi jetën në SHBA gjë që shkaktoi infektimin...

Veprim i papritur i Gjestit/ Njoftoi se do të linte shtëpinë, ja çfarë ndodhi më pas..

Gjesti njoftoi banorët për një vendim të papritur, duke thënë se do të largohej nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4. Ai u shpreh...

Kalimtarët shpëtojnë për mrekulli, nga një peme gjigante që bie pranë tyre: ‘Na ruajti Zoti’

Një pemë e madhe u rrëzua në Brooklyn të Nju Jorkut dhe për pak sa nuk zuri poshtë një familje që po ecte në...

Plas sherri mes vajzave në Vlorë, ndalin makinat dhe.. grushta de shqelma në mes të rrugës..

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Vlorë, ku ddy vajza janë përfshirë në një sherr fizik me njëra-tjetrën. Pavarësisht tentativave të personave...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.