Ryshfeti tek bluzat e bardha/ Kirurgu habit: Nëse pacientët nuk japin më bakshishe, e lemë punën që nesër në mëngjes!

Kirurgu i përgjithshëm, Dr.Myftar Torba të enjten deklaroi se mjekët marrin bakshish, duke u shprehur se nëse pacientët nuk do paguanin, mjekët do të ishin të detyruar të linin punën.

Këtë deklaratë Torba e bëri në studion e “TopTalk”, i cili theksoi se duhet legjitimuar bakshishi.

Unë të siguroj, nëse nesër në mëngjes, pacientët nuk do të jepnin më asnjë lloj dhurate/ bakshishi, që në njëfarë mënyre e kompeson rrogën, nuk do të ngelte asnjë mjek. Asnjë orë, as mjek nuk do të kishe në spital”.

Megjithatë, thekson se ryshfeti dhe kërkesa e mjekëve për të marrë lekë para se të japin shërbimin, janë dy gjëra të ndryshme.

Për mua dhe kolegët e mi, çdo pacient e ka marrë dhe e merr shërbimin shëndetësor, pavarësisht mundësisë për të paguar. Është kriminale nëse doktorët i venë kusht. T’i thuash tjetrit dua kaq lekë për të bërë operacionin, është kriminale, duhet të hetohet. Në 90% të rasteve, pacientët japin bakshish është vetëm një pjesë shumë e vogël, që është skandaloze dhe duhet të hetohet nëse shërbimi jepet në këmbim të pagesës”.

Sipas tij, duhet legjitimuar bakshishi.

“E rëndësishme është që ekipi të marrë të ardhura, aq sa merr sot, që të mbajë ekipin në punë. Mënyrën se si ta gjejë qeveria. Opsioni më i lehtë dhe më i ndershëm, është që çdo para që jepen në dorë, të lihen në recepsion me faturë dhe këto para të shkojnë te puna e gjithsecilit”.

- Advertisement -

Nga vera në dimër, sinoptikania zbulon surptizat e motit për ditët në vijim..

Dita e verës ka nisur me vranësira, reshje të pakta dhe temperatura deri në 25 gradë celsius, por nesër termometri do të shënojë 28...

Pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq mësohet se janë pezulluar lundrimet ditën e sotme për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Lundrimet sipas njoftimit do...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme 14 mars, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.