Skip to content

Rusia e “gatshme” të ndihmojë në zgjidhjen e krizës ndërkombëtare, ka vetëm një kusht

    Se fundmi Presidenti rus Vladimir Putin i ka komunikuar kryeministrit italian Mario Draghi se është gati të kontribuojë ndjeshëm në zgjidhjen e krizës ndërkombëtare të ushqimit,  por vetëm nëse Perëndimi heq sanksionet e tij. 

    Putin tha se Rusia ishte e gatshme të eksportonte grurë dhe plehra për të trajtuar krizën.

    Ai i tha gjithashtu kryeministrit italian Draghi se Rusia ishte e gatshme të vazhdonte furnizimet e pandërprera të gazit në Itali.