Rusia bombardon konsullatën e Shqipërisë

49
0

Konsullata e nderit e Shqipërisë në Kharkiv është shkatërruar nga bombardimet ruse, tha Ministria e Jashtme në një njoftim në Twitter.

“Shqipëria e dënon me forcë agresionin rus që solli shkatërrimin e konsullatës së nderit të Shqipërisë në Kharkiv. Autorët do të mbajnë përgjegjësi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.

Ministria nuk dha informacion nëse nga prishja e godinës ka pasur viktima, ose të lënduar, por publikoi disa foto nga vendi i ngjarjes.

Kharkivi është qyteti i dytë më i madh i Ukrainës dhe është bombarduar e sulmuar rregullisht nga rusët që prej nisjes së pushtimit, më 24 shkurt.

Shqipëria është rreshtuar në krahun e shteteve që e dënojnë agresionin rus në Ukrainë dhe ka vendosur sanksione kundër Moskës. Gjatë ditës së sotme, Presidenti rus Vladimir Putin, miratoi një dekret që e vendoste Shqipërinë në listën e shteteve jomiqësore me Rusinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.