Këtë të hënë nisi pjesa më e madhe e emisioneve sezonin e ri, e mes tyre edhe ata të pasdites.
Teksa disa ditë më parë Bieta Sulo e Top Channel, deklaroi në një intervistë se emisioni i saj ka arritur 10 milionë shikime në Youtube dhe është më i ndjekuri, erdhi reagimi i rivales së Tv Klan.
Rudina Magjistari deklaroi në puntatën e parë të emisionit se, “Programi jonë fillimisht ka nisur me takimin e pasdites, ka qenë një program që solli risi të vërtet, një format ndryshe, u pëlqye menjëherë, u ndoq, u pasua, u kopjua dhe nga shumë të tjerë, por sot jetojmë në një botë të lirë ku secili mund të bëjë gjërat që dëshiron”.
Pa iu përgjigjur në mënyrë të drejtpërdrejtë, Bieta ka reaguar me një postim në Instastory.
Ajo kap publikuar një fotografi, lidhur me një votim sa i takon veshjes së saj dhe të Rudinës në emisionet e para të këtij sezoni. Gjithçka kishte të bënte me veshjet, ku Bieta, rezulton më e pëlqyera