Moderatorja e njohur shqiptare kaq e dashur për publikun, Rudina Magjistari është treguar e rezervuar sa i takon jetës së saj private.

Mirëpo kësaj fundjavë, ajo ka bërë disa lëshime.

Moderatorja ka publikuar një foto ku shihet me të shoqin, ndërsa prej vajzës ka fiksuar vetëm kordelen e kuqe në kokë.
“Duke u argëtuar me tim shoq dhe zemrën time të kuqe”, shkruan ajo, e cila duket e lumtur me familjen që ka ndërtuar.
Rudina u bë nënë fund tetorin e vitit 2015, si fryt i lidhjes disa vjeçare me ish-kampionin e kick boksit Xhavit Bajramaj.
