Rudina Hajdari sqaron lapsusin në Kuvend: Kam kaluar 17 vite në Amerikë…

641
0

Deputetja Rudina Hajdari ka vendosur ti përgjigjet kritikave për artikulimin e saj në parlament si dhe në lidhje më lapsusin e seancës së fundit kur tha se “Ne do vijojmë që të përçajmë të gjithë Shqipërinë”.

Hajdari shkruan se vështirësitë vijnë pasi ajo ka jetuar për 17 vite në Amerikë por më mirë sipas saj është të bësh lapsuse sesa të gënjesh shqiptarët.

“Kam kaluar 17 vite në Amerikë dhe ky është fakt. Po më mirë lapsuset e mia se sa t’i gënjej demokratët çdo ditë duke ju thënë që mos të kalojnë në eufori se 85% e shqiptarëve thonë “Rama ik” & “Basha & Kryemadhi hajde”. Ndërkohë i kanë lënë pa punë e pa bukë për hesapet e tyre”, thotë deputetja.

Ajo shton gjithashtu se në tryezat ndërkombëtare flet rrjedhshëm gjuhën angleze dhe sipas saj kjo bën që kundërshtarët ti tremben në të tilla raste.

“Po atë anglishten e di si e flas ama kur vjen puna të ulem me Amerikanët, Gjermanët, etj, aq mirë sa e bëjnë dallimin e nuk merren më me gënjeshtrat e këtyre. Prandaj kanë frikë këta kur ulem unë me ndërkombëtarët dhe sulmojnë nga mëngjesi në darkë duke u kapur me gjëra banale.” shkruan Hajdari.