Rudina Dembacaj përlotet: Mos e provoftë njeri në botë gjendjen e komës

531
0

Aktorja e humorit Rudina Dembacaj, pak kohë më parë humbi njeriun e saj më të shtrenjtë, babanë, pas një sëmundjeje të rëndë.

Kjo humbje ka qenë e madhe për aktoren, e cila ka kaluar një verë mjaft të vështirë me mungesën e të atit dhe që vijon të përlotet sa herë flet për të.

Moderatorja nuk i ka mbajtur dot lotët edhe mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up”, teksa ka folur për të atin dhe përjetimet pas ndarjes së tij nga jeta.

“Kjo periudhë për mua ka qenë luftë shpirtërore… Unë nuk kam humbur babanë, kam humbur shokun tim më të mirë, njeriun më të rëndësishëm të jetës time. Babai gjithmonë më thoshte ti je e fortë, je e fortë… dhe kjo më ka vënë në një përgjegjësi shumë të madhe. Unë jam më e vogla dhe më duhet të jem e fortë për nënën time, për motrën dhe për 5 hallat e mia dhe e kanë vuajtur shumë humbjen e vëllait të tyre. Më ka ndihmuar shumë vëllai im, djali i xhaxhait tim Ilir Dembacaj, i cili ka qenë prezent në momentet më të vështira të jetës time. Gjendjen e komës mos e provoftë njeri në botë, është gjëja më e tmerrshme. Kisha frikë të hapja telefonin edhe kur bëhej fjalë për punë, pasi mendoja se më merrnin nga spitali”, u shpreh Rudina e përlotur.