Rudina Dembacaj përgatitet për dasmë, ish-bashkëshorti prezanton partneren e re! Ja kush është vajza që i ka “vjedhur” zemrën

523
0

Ish-bashkëshorti i moderatores Rudina Dembacajt, Aleksandër Varfaj ka nisur një lidhje të re dashurie dhe këtë e ka zbuluar vetë ditën e sotme përmes një postimi në Instagram.

Aleksi ka postuar një foto ku shihet krah partneres, e cila i dhuron një puthje në qafë dhe e shoqëron postimin me një zemër.

Identiteti i vajzës nuk bëhet i ditur, por çifti ka marrë urime të shumta nga miqtë e të afërmit që e dinin prej kohësh lidhjen e tyre.

Ndërkohë Rudina shpeshherë në intervista ka treguar se ajo dhe Aleksi vazhdojnë të ruajnë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin e madje dalin bashkë për të kaluar kohë me vajzën e tyre.