Rudina bëri publike lidhjen me Markun, por ja cfarë thotë Aleksi: Para se ta njihja, jeta ime ishte e qetë, e bukur, por…

5049
0

Moderatorja Rudina Dembacaj ka konfirmuar lidhjen e perfolur prej kohësh mes saj dhe ish deputetit Mark Frroku, ndërkohë që marrëdhënia mes tyre duket se po ecën më së miri dhe në biznes.

Para disa ditësh, moderatorja publikoi disa foto ku shfaqej përkrah ish deputetit, në lokalin e tyre në zonën e Kombinatit në kryeqytet.

“E di qe e donit te gjithe,por e kam per vete…exluziven ? Per te gjithe ju dashamires dhe jo,e dua si partner ne jete dhe ne biznes… Vit te mbare, me shume dashuri Mark dhe Rudi!”, shkroi moderatorja.

Por duket se kjo situatë nuk ka kaluar lehtë për ish-burrin e moderatrores, Aleksandër Varfaj i cili ka publikuar një shprehje në llogarinë e tij në Instagram, ku thotë se ai një ditë do t’i lërë të gjitha dhe do lërë dreqin të luaj lojën e keqe.

“Jeta është e thjesht, e butë, e qetë, e lirë, deri kur vjen një grua e vështirëson”, shkruan në një tjetër postim Varfaj.

Dembacaj kishte vite e martuar me Aleksin me të cilën kanë dhe një vajzë të quajtur Viktoria.