Ruçi deklaratë për mediat: Ja çfarë do të ndodhë të hënën në Kuvend

907
0

Gramoz Ruçi ka njoftuar me anë të një deklarate për mediat se ka vendosur që në seancën plenare datë 8 korrik 2019, ora 17:00 të shqyrtohet kërkesa për shkarkimin e presidentit të vendit, Ilir Meta.

‘Bazuar në Urdhrin e Kryetarit të Kuvendit nr. 24, datë 4.7.2019 Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare datë 8 korrik 2019, ora 17:00 me këtë rend dite: Shqyrtimi i raportit të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dhe propozimit të Komisionit për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar, bazuar në kërkesën e një grupi deputetësh për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës z. Ilir Meta’, thuhet në njoftimin për mediat.

Kujtojmë që seanca plenare e Kuvendit të hënën nis vetëm tre orë para protestës së opozitës, e cila ka thirrur në orën 20:00 qytetarët për të protestuar kundër diktaturës, në mbrojtje të lirisë.