Nga viti i ardhshëm, njërit nga çifti i prindërve që kanë fëmijë nën 18-vjeç do t’i zbriten automatikisht 48 mijë lekë nga baza e tatueshme kur të plotësojë Deklaratën e të Ardhurave Personale. Nëse paga e tij apo e saj mujore bruto gjatë 2025-s ka qenë në vlerën e 150 mijë lekëve, rrjedhimisht me të ardhura vjetore 1 milion e 800 mijë lekë, duke zbritur nga 30 mijë lekë çdo muaj si pjesë që nuk tatohet…detyrimi për 12 muajt përllogaritet në 187 mijë e 200 lekë.
Por duke hequr edhe shumën prej 48 mijë lekësh në vit për fëmijën në përkujdesje, tatimi vjetor zbret në 180 mijë e 960 lekë. Pra, ky individ i punësuar do të paguajë 6 mijë 240 lekë më pak tatim, që rrjedhimisht përkthehen në më tepër para në xhepa.