Bashkia e Tiranës ka shpallur procedurën e tenderit për faza e parë t e sistemimit te Lanës.
Fondi limit është 30.4 milionë lekë dhe afati për ofertat është deri me 17 mars 2020. Punimet parashikohet të zgjasin 4 muaj.
Referuar dokumenteve të tenderit, gjurma ku parashikohet ndërtimi i rrugës dhe sistemimi lumit të Lanës kap një gjatësi maksimale prej 326 m dhe ndodhet në pjesën lindore të qytetit të Tiranës.

Kufizohet nga: në veri nga ndërtime 1-2-3-5 katëshe ”, në jug nga ndërtime 2-3 kate ” në veri nga rruga e Lanabregasit dhe në perëndim nga rrethrrotullimi i rrugës së uzinës Traktori .
Ky objekt ndodhet në Njësinë Administrative Dajt, në kufi me Njësinë Administrative nr.1, te rrethrrotullimi në fund të rr “Ali Shefqeti” ku lidhet me rr”Alush Frakulla”, rr”Aleksandër Marteli”.

Ky projekt parashikon sistemin e lumit të “Lanës” në një gjatësi prej 200 ml si dhe ndërtimin e rrugës paralel me të, me të gjithë elementët e nevojshëm të saj, shtresat rrugore, trotuare, ndriçim, etj.

Gjendja ekzistuese e shtratit të Lanës në këtë segment nuk paraqitet aspak e mirë, pasi në të derdhen të gjitha ujërat e zeza të objekteve përreth, ka mbetje urbane dhe të ngurta të hedhura në shtratin e tij ndërkohë vet ky shtrat është ngushtuar nga ndërtimet që janë bërë pas viteve 90’, ndërtime këto 1, 2 dhe 3 kt.
Disa banesa janë të pozicionuara relativisht afër lumit, ndërkohë që nuk ka një sistem kullimi për ujërat e shiut apo të lumenjve gjatë reshjeve të dendura dhe prurjeve të larta të lumit.
Sistemimi dhe rregullimi i shtratit të lumit “Lana” do të bëhet pas një studimi mbi prurjet e lumit. Nuk ka informacion nëse ka një rrjet ekzistues apo jo. Nevojitet marrje informacioni pranë UKT-së.scan