Lojtarët dhe stafi i skuadrës gjermane Hertha Berlin kanë përjetuar momente të frikshme ditën e diele.
Avioni me të cilin ata po ktheheshin nga ndeshja e tyre e luajtur në transferte kundër Këln u godit nga një rrufe e fortë.
Menjehere lojtarët dhe stafi I ka kapur frika. Në rrëfimet e tyre para mediave gjermane, ata thane se pati të bërtitura të mëdha dhe panik për disa caste.
Megjithatë stafi dhe drejtuesit e Herthes falenderuan ekuipazhin e avionit të cilët me qetësi arritën ti ulin në aeroport në mënyrë të sigurtë, lojtarët dhe stafin e skuadrës kryeqytetase.