Rrogën e deputetit ua premtoi 6 vajzave jetime, Agron Shehaj zbulon çfarë do ndodhë me to tani që dha dorëheqjen.

Ish Deputeti Agron Shehaj ka dhënë dorëheqjen bashkë me kolegët e tjerë të Grupit Parlamentar të PD.

Kjo do të thotë se nga momenti që akti i tyre formalizohet, nuk do mund të marrin as rrogën e deputetit. Shehaj në fakt deri tani s’ka mundur ta marrë atë rrogë, pasi të gjithën e ka dhuruar për 6 motrat jetime nga Kukësi.

‘Me kënaqësi që rrogën që e marr si deputet do ua dhuroj këtyre vajzave për aq kohë sa unë të jem deputet’, tha Shehaj.

Por tani që ai nuk është më deputet, interesi i shumë njerëzve është të dinë ç’do bëhet me ato vajza.

I ftuar në News 24, Shehaj tha se nuk mund të lejojë që vendimi politik të ndikojë në jetën e tyre.

Deputeti njëherazi biznesmen, siguroi se do vazhdojë të paguajë të njëjtën shumë por këtë herë jo me rrogën e deputetit por me të ardhurat personale.

‘Unë nuk di që ato vajza të kenë të ardhura të tjera, për momentin varen vetëm nga rroga që i kaloj. Do vazhdoj t’i jap të njëjtën shumë që u jap jo nga të ardhurat si deputet por nga të miat.

Nuk dua që ato të vuajnë vendimin që kemi marrë ne për djegien e mandateve’, u shpreh Shehaj.

- Advertisement -

“Në prill do nisni plazhin” Habit sinoptikanja Tanja Porja: Duroni deri ditën e..

Sipas parashikimeve të sinoptikanes Tanja Porja, nga e enjtja deri ditën e shtunë kemi prezence të reshjeve te shiut. Edhe pse nje rritje e...

Ngjarje e tmerrshme/ Gjendet foshnja pa jetë brenda një çante policia në kërkim të së ëmës

Një foshnje është gjetur i vdekur në një qese pazari jashtë Kishës All Saints, Londër. Foshnja e vdekur është gjetur një ditë më parë...

Po punonte në fabrikë, humb jetën në punë i riu shqiptar. Sapo kishte mbushur 22-vjeç..

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Molino di Campagna të Italisë. Një shqiptar, rreth 22-vjeç, i identifikuar si Daniel Tafa ka humbur jetën nga...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.