Rroga mesatare 6000 euro në muaj, vendi evropian që paguan më shumë, po kërkon punëtorë

452
0

Ndonëse konsiderohet si vendi i parë në Evropë për paga të larta, Luksemburgu po has vështirësi për të gjetur punëtorë në disa sektorë të ndryshëm.

Në ditët e sotme, paga mesatare në Luksemburg është 73,418 euro në vit, më shumë se dyfishi që marrin punonjësit në disa vende kryesore të kontinentit.

Jo vetëm kaq, Dukati i Madh në qendër të Evropës është një nga vendet më tërheqëse në zonën evropiane, veçanërisht pasi gjigantët e mëdhenj financiarë dhe të teknologjisë kanë zgjedhur të zbarkojnë këtu për të hapur zyrat e tyre.

Disa nga profesionet më të kërkuara në Luksemburg janë ato në banka, financa, IT dhe shëndetësi, por edhe sektori i transportit dhe i pasurive të paluajtshme kërkon staf, raporton A2.

Në portalin evropian Eures mund të gjeni mbi 2800 njoftime punësimi, madje dhe nga ato pa një diplomë specifike.