Vidhnin rroba në Itali dhe i shisnin në Shqipëri, 9 shqiptare perfundojne ne pranga, mes tyre dhe gra, ja teknika qe perdornin

356
0

9 qytetare shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohen për një sërë vjedhjesh.

Bëhet me dije se shqiptarët vidhnin dyqanet e markave të njohura në Itali dhe mallin e sillnin në Shqipëri. Të arrestuar janë pesë gra dhe katër burra të gjithë me origjinë shqiptare.

Mediat e huaja shkruajnë së hetimet kanë nisur në shtator pasi pronarët e bizneseve kishin denoncuar për një sërë vjedhjesh që bëheshin orët e vona.

Teknika që përdorte banda ishin të njëjta: gratë hynin në dyqan dhe pasi i hiqnin rrobat nga varëset e rrobave, i fshihnin midis rafteve të dyqaneve; më pas burrat hynë në dyqan dhe i fshehën rrobat brenda karrocave me pajisje speciale kundër vjedhjes.

Më pas malli dërgohej në Shqipëri dhe nxirrej në shitje nga bashkëshortja e një prej të arrestuarve në dyqane në qytetet Tiranë, Durrës dhe Vlorë të menaxhuar nga vetë gruaja.