Rritje e rasteve te reja, a do te kete masa shtesë anti-Covid? Skënder Brataj sqaron cfare do te ndodh ne vijim

454
0

Shefi i Urgjencës Kombëtare në QSUT, Dr. Skënder Brataj, në një intervistë për News24, tha se gjatë këtij muaji ka pasur një shtim infektimesh. Kjo lidhet sipas tij me festat e dhjetorit dhe grumbullimin e shumë njerëzve gjatë ditëve të fundit të vitit 2020. Më tej Brataj tregoi se të gjithë indikatorët e deritanishëm nuk mund të na dërgojnë drejt nënshtrimit të vendit në masa strikte.

“Është vënë re një rritje e infeksionit për shumë arsye. Në këtë moment thamë jemi pas festave të fundvitit. Me gjithë masat që u morën me kufizimin e orarit,  në ditën e festave njerëzit janë në shtëpi dhe nuk mund të hymë në banesë. Pushimet, mbyllja e shkollave, të gjitha këto mbledhin njerëzit dhe ndikojnë. Lagështira ndikon.

Tani që ka filluar është në favor të virusit. Me këto temperatura mund të kemi një rritje të numrit. Masat u lanë në fuqi deri më 1 shkurt për të bërë analizat. Pra pati një efekt pas festave. Nga 15 deri më tani do të bëhen analizat për të parë evidencën e infeksionit. Deri më tani jemi në monitorim dhe jemi brenda indikatorëve që nuk kemi nevojë për masa shtesë. Kjo do të parashikohen hap pas hapi”, tha Brataj.

Ndër të tjera Brataj foli edhe mbi koronavirusin e ri që po qarkullon në shumë shtete.

“Duhet të sqarojmë një gjë. Nëse hyn një variant i ri është ana epidemiologjike për të vërtetuar nëse ka hyrë një virus i ri. Shenjat, simptomat janë të njëjta. Jo të gjitha vendet janë kushtet për të bërë identifikimin e virusit. Ne jemi të një ndër to, por kemi laboratorët e duhur nëse haset një virus i ri, bëhet  një izolim. Vendi i parë në botë është Anglia dhe është në gjendje kur sheh rritje të infeksionit dhe thotë pse këtu është rritur më shumë”, tha Brataj.

Më tej Brataj foli dhe për vaksinimin. Referuar shembullit të mjekut infeksionist Pëllumb Piperos, i cili edhe pse mori dozën e parë të vaksinës, përsëri u infektua me virusin, Brataj tha:

“Në këtë moment mjeku Pipero nuk duhet të bëjë dozën e dytë të vaksinës. Çdo person që merr dozën e parë duhet të pesë 12 ditë për të bërë tjetrën. Unë jam infektuar më 20 mars dhe duhet të bëj analizat e të shoh nëse kam ende antitrupa për t’iu nënshtruar vaksinës. Por edhe po e bëre nuk ka asgjë të keqe”, tha Brataj.