16.5 C
Tirana

Rritja më e lartë që prej 13 qershorit, ja sa ka shkuar euro sot

Date:

Share:

Euro vijon të rikuperojë pikë përkundrejt lekut, kap nivelin më të lartë që prej 13 qershorit

Monedha vendase e ka mbyllur javën e dobët përkundrejt monedhave kryesore në vend. Euro ka vijuar që të fitojë pikë përkundrejt lekut edhe gjatë ditës së sotme. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro është këmbyer në nivelin e 126.27 lekëve, me një rritje të lehtë prej 0.06 pikë në krahasim me një ditë më parë.

Dita e sotshme ka shënuar nivelin më të lartë të këmbimit që prej 13 qershorit të këtij vit. Kjo është dita e tetë radhazi që euro fiton pikë ndaj monedhës vendase. Arsyeja kryesore sipas aktorëve të tregut është përfundimi i efekteve sezonale me largimin e emigrantëve. Në bursat ndërkombëtare euro ka rikuperuar përkundrejt dollarit, pas stabilizimit të lirës turke, shkruan Monitor.

Edhe dollari amerikan është forcuar sot në vend. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një dollar është këmbyer sot ne 108.19 lekë, rreth 0.23 pikë më shumë se një ditë më parë.

Të forta kanë qenë edhe monedhat e tjera. Leku ka humbur pikë përkundrejt frënges zvicerane dhe paundit birtanik. Sipas kursit të BSH, një paund është këmbyer sot me 140.6 lekë, ndërsa franga zvicerane me 111.9 lekë.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

“S’ka fat i miri” Veliaj nga burgu: Kush vret është i lirë, e kush punon është në burg. Kjo nuk është drejtësi!

Erion Veliaj ka postuar sot nje fragment nga arsyetimi i akuzes perse e mbajne brenda ne burg. Arsyetimi eshte se “Personi paraqet një rrezikshmëri shoqërore mjaft...

E fundit/ Senati italian miraton marrëveshjen për pensionet me Shqipërinë

Këtë të mërkurë u ratifikua në Senatin e parlamentit italian marrëveshja me Shqipërinë në fushën e sigurimeve shoqërore. Siç bëri me dije ministri i Shtetit...

Ledioni futet vetë në shtëp dhe i jep lajmin e trishtë G Banit, banori largohet me lot nga shtëpia

Ledion Liço futet në shtëpi dhe i jep lajmin e trishtë G Banit, banori largohet në lot drejt Londrës Ai i dha një lajm të...

Moti për 5 ditët në vijim, dielli poshton vendin.. – habit sinoptikania: Termometri pritet të shkojë..

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, moti per 5 ditet ne vijim pritet te jete tipik pranveror me temperatura maksimale deri ne 22 grade celcius. Nga...

“Ta shkul zemrën…” Pas denoncimit në polici nga e bija per vepra të turpshme, babait i erren sytë për hakmarrje

Një familje prej 4 anëtaresh nga Shkafana e Durrësit jeton mes Shqipërisë dhe Italisë dhe po përballet me situata makabre. Vajza e kësaj familjeje...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.