Rritja e rasteve te reja me Covid-19 në Shqipëri sipas specialistëve duhet të shoqërohet me masa më të ashpra. Aktualisht në fuqi janë masat e vendosura që në Nëntor të vitit të kaluar me një ndryshim disa ditor gjatë festave të fundvitit.
“Kjo i takon Komitetit Teknik të Ekspertëve, por deri sa të ashpërsohen masat, duhet një bashkëpunim dhe ndërgjegjesim të popullatës”.
Por përse po rriten kaq shumë numrat e të infektuarve? Ekspertët shohin si shkaqe kryesore mosmbajtjen e distancës dhe neglizhimin e maskave mbrojtëse.
“Në fakt kjo ka ardhur nga ftohja e motit, grumbullimet në festat e fundvitit dhe mbushja e bareve dhe lokaleve”.
Në vend numërohen mbi 32 mijë raste pozitive aktivë. Harta e të infektuarve është shtrirë në të gjithë Shqipërinë.