Rritja e rasteve/ A do të izolohet Shqipëria sërish? Ja përgjigja e Manastirliut

861
0

Një pyetje e cila aktualisht po shtrohet nga shumë qytetarë, nisur edhe nga situata e koronavirusit në vend, është: A do të izolohet Shqipëria sërish?

Kësaj pyetjeje i është përgjigjur Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Në një prononcim për “tvklan.al”, Manastirliu theksoi se nuk do të ketë kthim pas… pra vendi nuk do izolohet sërish:

“Kthim pas nuk do të ketë, por do të ketë një kontroll të shtuar në të gjitha nivelet. Duke shtuar inspektimet në terren nga gjithë task forca anti-covid dhe gjithashtu dhe në spitalet tona për të mos ulur në asnjë moment vigjilencën”.

Për Ministren e Shëndetësisë shtimi i rasteve menjëherë pas heqjes së kufizimeve lidhet me mosrespektimin e masave anti-covid, ndaj edhe apelon që të gjithë të jenë më të kujdesshëm.

Kujtojmë se dhjetëra mjekë, infermierë dhe pacientë u infektuan me koronavirus brenda mjediseve të qendrës spitalore universitare Nënë Tereza nga një infermiere.

Referuar kësaj situate, Manastirliu pohoi se ky fenomen nuk është i pazakontë:

“Duke qenë spitalet vende të ekspozuara është një fenomen që ka ndodhur dhe në vende të tjera ku ka lindur një infeksion i cili më pas për arsye të hetimit epidemiologjik dhe masave që janë marrë është ndërprerë në kohë”.

Ministrja kërkon nga bluzat e bardha në mënyrë kategorike të përdorin masat mbrojtëse gjatë ofrimit të shërbimit.