Rritja e madhe rasteve te reja me koronavrirus ka shkaktuar shqetesim për një valë të dytë të virusit në vendin tonë.
I futar në emisionin “Tempora” mjeku infeksionist Pëllumb Pipero tha se kjo situatë ishte e pritshme sepse virusi vazhdon të qarkullojë.
“Situata ishte e pritshme sepse e para nuk ka ndodhur vetëm te ne por pothuajse te të gjitha vendet pas rihapjes. Në këtë aspekt situata ishte e pritshme jo vetëm me rastet pozitive. Duhet të jemi koshient, raste ka dhe do të ketë sepse virusi vazhdon të qarkullojë.
Rastet e shtruara në spital natyrisht nuk janë me ritmet e fazës së parë. Nëse në fazën e parë të epidemisë, pothuajse 50 % e rasteve pozitive shtroheshin në spital, tashmë mund ta bëni vetë llogarinë, sa shtrohen në spital, janë shtruar 7, 8 ose 10 raste. Situata ishte e pritshme, do kishte shtim të rasteve,” tha ndër të tjera mjeku Pipero.