Rritet numri i të prekur nga koronavirusi, 3 në terapi intensive/ Qytetet ku është përhapur infeksioni

798
0

Shkon në 59 numri zyrtar i të prekurve me koronavirus në Shqipëri, mes tyre dy viktima dhe tre pacientë në gjendje të rëndë, në terapi intensive.

Në raportimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë të kësaj të mërkure, u bë me dije se janë katër raste të reja, nga 55 që ishin deri mesditën e së martës.

Më konkretisht nga katër të prekurit e rinj, tre janë raste kontakti në gjendje të mirë shëndetësore dhe një rast i ri, një pacient 66-vjeçar që po trajtohet në terapi intensive në spitalin infektiv në QSUT.

Deri në këto momente janë testuar 665 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 59 raste, ku prej tyre 42 raste janë në Tiranë, 5 në Durrës, 2 në Lushnjë, 2 në Elbasan, 6 në Fier dhe 2 në Rrogozhinë.

Ndërkohë 30 pacientë janë të shtruar në spitalin Infektiv, nga Tirana, Durrësi, Fieri, Elbasani dhe Rrogozhina. Prej tyre, tre pacientë janë në terapi intensive. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Jemi duke vijuar me testimin e rasteve të dyshuara për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit