Ekspertaja e ekonomisë Teuta Nunaj ka folur për skemën e pensioneve dhe rritjen e moshës që do të aplikohet vitin e ardhshëm.
E ftuar në emisionin Mes’dritë në Vizion Plus Nunaj deklaroi se gratë, të cilat dilnin në pension 61 vjeç e 8 muaj, tashmë do të dalin në pension në moshën 62 vjeç, duke pësuar një rritje me 4 muaj për çdo vit.
Ajo më tej tha se me reformën e re, për të perfituar një pension të plotë do të duhen 39 vite pune dhe jo 38 e 10 muaj, sa ka qenë deri më sot.
Por shtoi ekspertja, në vitin 2056, të dyja gjinitë, si burrat edhe gratë do barazohen në moshë dhe do dalin në pension në moshën 67 vjeç.
“Po flaim për njerëz që kanë kontribuar një jetë të tërë dhe kur kanë më shumë nevojë, përballen me mungesë të ardhurash. Jemi në momentin që reforma që nisi në 2014, u zbatua në 2025, parashikon rritjen e daljes në pension për burrat dhe gratë dhe vitet e punës. Mosha e grave është rritur 4 muaj çdo vit. Deri në 2025, gratë dilnin në pension 61 vjeç e 8 muaj, në vitin 2026 ato duhet të plotësojnë moshën 62 vjeç për të dalë në pension. Për burrat, ka ngelur e pandryshuar sepse dalin në pension në moshën 65 vjeç, por edhe kjo pritet që të ndryshohet më vonë. Ndërsa sa i takon viteve kontributive, është e njëjtë për të dyja gjinitë dhe rritet me 2 muaj që nga 2015. Nëse më parë duheshin 38 vite e 10 muaj për pension të plotë, në 2025 dhe 2026 duhen 39 vite.
Në vitin 2056, të dyja gjinitë do barazohen në moshë dhe do dalin në pension në moshën 67 vjeç”, tha ajo