Rritet çmimi i naftës dhe benzinës në Shqipëri

118
0

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të shitjes së karburanteve në vend. Në vendimin e radhës, vihet re një rritje e çmimit të naftës, nga 182 lekë/litër  tashmë do shitet 185 lekë/litri.

Po ashtu, edhe benzina është rritur dhe do të shitet me 185 lekë/litër.

Ndërkohë, çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar, 75 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 23 Mars  ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.