Rritet çmimi i fasuleve një ndër ushqimeve te preferuara të shqiptarëve, ja sa ka shkuar se fundmi..

5589
0

Konsumatorët shqiptarë po paguajnë 2 herë më shumë për fasulen apo siç quhet ndryshe buka e të varfërve.

Në Korçë këtë vit fermerët prodhuan më pak fasule çka është shoqëruar me një rritje të konsiderueshme të çmimit të shitjes. Në treg një kilogram fasule kushton nga 450 – 600 lekë, vlerë që nuk ishte arritur asnjëherë më parë dhe kjo sipas fermerëve ka ndodhur për shkak se ata nuk morën as gjysmën e prodhimit që kishin parashikuar si pasojë e motit të paqëndrueshëm në fillim të verës i cili i dëmtoi bimët në fazën e çeljes dhe më pas të nxehtit ekstrem dhe thatësirës.

Fasulja është një ndër ushqimet që shqiptarët nuk e ndajnë nga tryeza e tyre por çmimi për ta është shqetësues ndaj thonë se do të konsumojnë më pak

Rajoni i Korçës llogarit çdo vit 2443 ha të mbjellë me fasule dhe rreth 2700 ton në vit prodhim, por në treg prodhimi vendas po konkurrohet nga ai i importit. Konsumatorët po e zëvendësojnë fasulen vendase me atë që vjen nga Egjipti dhe kushton 200 lekë për kilogram ose atë turke që shitet me 300 lekë për kilogram./ Top Channel