Skip to content

Rriten pagat për këto kategori, Rama jep lajmin e mire nga kuvendi

    Kreu i qeverise, Edi Rama, ka prezantuar sot projekt-buxhetin për vitin 2022 duke thënë se qeveria s’ka lënë pas asnjë sektor si dhe asnjë reformë.

    Rama gjithashtu renditi kategoritë që do të përfitojnë nga rritja e pagës, si dhe ato kategori që do të lehtësohen nga heqja e taksës mbi pagën deri në 40 mijë lekë të reja. Kryeministi Rama u shpreh se borxhi po qëndron në parametra të sigurtë.

    Prezantimi i projektbuxhetit nga Rama sot në Kuvend:

    -Zerojmë taksën mbi pagat deri në 40 mijë lekë duke lehtësuar 87604 punonjës që i shtohen atyre që deri sot kanë pagën minimale 30 mijë lekë dhe që nuk paguajën taksë mbi pagën.

    -Përgjysmojmë taksën mbi pagat nga 400-500 mijë lekë të vjetra.

    -Lehtësojmë dhe thuajse përgjysmojmë taksën mbi pagën për forcat cilësisht të kualifikuara të punës që marrin nga 1.5-2 milion lekë të vjetra.

    -Rrisim pagat për mësuesit, mjekët dhe infermierët me 6% në bazë të planit të rritjes vit pas viti deri në 40% në fund të mandatit të tretë.

    – Rrisim pagat me një bonus të posaçëm deri në 150% për punonjësit dhe drejtuesit e policisë së shtetit që shërbejnë larg vendbanimit.

    -Rrisim pagën për forcat e armatosura.

    -Ligjërojmë pagën për naftëtarët e Fierit për gjithë vitin me 30 mijë lekë të reja.

    -Për herë të parë fillojmë edhe me programet kombëtare të arteve, sporteve me një financim të posaçëm.

    -Financojmë me 2.6 miliard lekë indeksimin e mëtejshëm të pensioneve si dhe bonusin e fundvitit 3.5 miliard lekë.

    -Financojmë lindjet e reja me 2.3 miliard lekë.

    -Financojmë rimbursimin e barnave për mbi 400 mijë qytetarët me 11.1 miliard lekë.

    -Financojmë vijimin e vaksinimit me 2.7 miliard lekë.

    -700 milionë lekë për ndërkombëtarizimin e universiteteve

    Kanë qenë disa nga pikat kryesore të projekt-buxhetit të prezantuar nga kryeministri Rama.