Një incident i vogël për trajnerin e ri të Kombëtares Edy Reja, i cili është rrëzuar në përfundim të konferencës për shtyp me gazetarët, ku edhe prezantoi listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet kualifikuese të Euro 2020 kundër Islandës dhe Moldavisë.
Megjithatë, duket se e ka marrë me sportivitet, pasi i pyetur nga gazetarët nëse kjo do të ishte një “skemë” për të marrë penallti, është përgjigjur se kjo do të ishte ideale. “Duhet të bëjmë kujdes, sidomos në goditjet standarde, apo ridhëniet anësore, sepse ata kanë një skuadër me lojtarë të lartë, ndërsa lojtarët tanë janë pak të vegjël”, shpjegon më pas trajneri