Rrëzohet avioni me dhjetra pasagjerë, ka 25 të mbijetuar

2762
0

Një avion pasagjerësh është rrëzuar në afërsi të qytetit të Aktaut në Kazakistan të mërkurën dhe raportimet fillestare tregojnë se ka 25 të mbijetuar. Referuar Ministrisë së Transportit të Kazakistanit, në avion ishin 62 pasagjerë dhe 5 anëtarë të ekuipazhit.

Ndërkohë, Ministria e Emergjencave tha se shërbimet janë vënë menjëherë në gatishmëri për shuarjen e flakëve në vendin e përplasjes së avionit.

Agjencitë e lajmeve ruse u shprehën se avioni po fluturonte nga Baku drejt Grozny në Çeçeni të Rusisë, por ndryshoi hartën e veprimit për shkak të mjegullës që kishte zënë qytetin e Groznyt.

Ndërkaq, nuk ka patur ende asnjë koment nga kompania ajrore Azerbajxhan Airlines lidhur me rrëzimin të avionit.