Rrezikuan jetën me gomone nga Franca në Angli, shqiptarët shpëtohen nga britanikët

688
0

Roja bregdetare angleze ka shpëtuar 7 shtetas shqiptarë dhe dy shtetas anglezë të cilët po tentonin të kalonin nga Franca për në Angli me një gomone e cila pati probleme për shkak të dallgëve dhe erërëve të forta.

Tetët burrat dhe një grua ishin nisur mbrëmjen e së martës nga Boulogne në Francë drejt Britanisë së Madhe, por përshkak të problemeve me varkën nuk kanë arritur në destinacionin e tyre.

Sipas raportimeve të autoriteteve britanike nuk bëhet e ditur se si u sinjalizua për problemet e varkës, por helikopterët dhe varkat e shpëtimit hasën vështirësi në shpëtimin e klandestinëve për shkak të detit të trazuar dhe erërave të forta.

Shpëtimi i tyre është bërë mëngjesin e sotëm rreth orë 05:00, ndërkohë që autoritetet nuk japin detaje për identitetin e shqiptarëve të shpëtuar ditën e sotme.

Nga 9 personat e shpëtuar, 2 prej tyre janë arrestuar, për trafik klandestinësh, ndërkohë, 7 shqiptarët po trajtohen nga Forcat Kufitare.

Nuk dihet akoma se si u dërgua sinjali për ndihmë nga grupi ose çfarë shkaktoi që anija kishte probleme, megjithëse roja bregdetare përjashtoi probleme me motorin”, shkruajnë mediat britanike.

Agjencia Kombëtare e Krimit ka nisur një hetim në lidhje me ngjarjen, ndërkohë që 7 personat të cilët kanë thënë se janë shtetas shqiptarë, po trajtohen nga Forcat Kufitare angleze për thyerjen e rregullave të emigracionit.

Sipas autoriteteve angleze kalimi i këtij kanali në dimër, është shumë i rrezikshëm dhe ky rast mund të kishte përfunduar në tragjedi.

Er.K/Shqiptarja.com