Rreziku i radhës për njerëzimin, paralajmerimi vjen nga Elon Musk

22074
0

“Inteligjenca artificiale paraqet rreziqe të thella për njerëzimin dhe për këtë arsye nevojitet një pauzë për të paktën gjashtë muaj në testimet e sistemeve të avancuara”.

Është ky alarmi më i fundit që u dha nga Elon Musk dhe 1000 studiues të tjerë, të cilët përmes një letre të hapur, kërkojnë një moratorium nga autoritetet për të shmangur skenarin e “Terminatorit” dhe për të lejuar zhvillimin e protokolleve të përbashkëta të sigurisë.

Letra e publikuar nga Instituti jofitimprurës “Future of Life” përfshin nënshkrimet e dhjetëra studiuesve të njohur dhe për këtë arsye duhet të merret shumë seriozisht. Ajo është nënshkruar nga bashkëthemeluesi i Apple, Steve Wozniak, por edhe ata të Pinterest dhe Skype, si dhe krijuesit e start-up-eve të inteligjencës artificiale Stability AI dhe Charatcters.ai.

Por padyshim midis nënshkruesve spikat emri i kreut të Tesla-s i cili aspiron të përmirësojë trurin me Neuralink pasi ka kontribuar në transformimin e industrisë hapësinore me SpaceX dhe revolucionarizimin e industrisë së makinave.