Rregullat e reja për kolaudimin e makinave vitin e ardhshëm/ Certifikata e 2020, e vlefshme deri në 2022..

828
0

Çdo certifikatë kolaudimi e kryer gjatë këtij viti, do të jetë e vlefshme për dy vitet e ardhshme. Kjo do të thotë se në 2021 nuk do të jetë e nevojshme qe automjetet e përdorura të kalojnë sërish në kolaudim. Kreu i Drejtorisë së Shërbimit dhe Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe shpjegoi në emisionin E-ZONË, në Vizion Plus të gjitha rregullat e reja që do të nisin zbatimin nga viti i ardhshëm.

“Ne kemi propozuar që makinat që përfshihen në aksidente nuk do të dalin në qarkullim, pa bërë më parë kolaudimin, pavarësisht se kur e kanë kryer këtë shërbim. Nga ana tjetër, ne nuk duam që në 2021 të kemi të njëjtin fluks automjetesh për koludim, pasi ky vit do të shërbejë për përmirësimin e shërbimit dhe infrastrukturës. Ndaj kush ka një certifikatë të rregullt të 2020 do të paraqitet në sportel ne 2022.”

Paralelisht, DPSHTR parashikon që të hapë një qendër të re kontrolli tek automjtete në qytetin e Elbasanit. Për shkak të distancës së shkurtër mes Tiranës dhe Elbasanit, qendra e re që do të hapet dhe do të shërbejë për të reduktuar fluksin që mban kryeqyteti. Sipas Gonxhes, të gjitha lehtësirat që do të ofrohen do të shoqërohen me kontrolle më të rrepta.