Rregullat e reja/ Ndalohen udhëtimet në BE për qytetarët pa dozën përforcuese

382
0

Duke nisur nga dita e sotme, rregullat e reja të BE-së hyjnë në fuqi lidhur me udhëtimin brenda bllokut. Çdo person duhet të ketë kryer edhe vaksinën përforcuese, pra dozën e tretë, që të mund të lëvizë brenda bllokut.

Nga 1 shkurti, statusi i vlefshëm i vaksinimit të një udhëtari me një çertificatë dixhitale vaksinimi të BE-së varet nga afati i dozave të vaksinës dhe nuk duhet të kenë kaluar më shumë se 9 muaj nga dozat e kryera.

Kështu nëse një person është vaksinuar në mars 2021, nëse nuk ka bërë doza të tjera, konsiderohet i ndaluar të lëvizë(!)

Statusi i plotë i vaksinimit të një personi me çertificatë dixhitale e vaksinimit të BE-së kundër Covid-19 konsiderohet i vlefshëm nëse ai e ka kryer vaksinën përforcuese.

Një person i cili nuk e ka kryer vaksinën përforcuese do t’i nënshtrohet të njëjtave masa kufizuese si udhëtarët e pavaksinuar kur kalojnë kufirin e BE-së.

Çertificata dixhitale e vaksinimit të BE-së tregon nëse personi është vaksinuar, testuar së fundmi ose shëruar nga Covid-19.

Rregullat e reja synojnë të ruajnë koherencën në standardet e vaksinimit të BE-së për udhëtimet brenda bllokut.

Asnjë kufizim i mëtejshëm lidhur me udhëtimet nuk do të zbatohet për personat që zotërojnë statusin e përditësuar të vaksinimit.