Rregulla te reja per udhetimet drejt Italise: Tampon me detyrim per te gjithë ata që vijne nga këto shtete

859
0

Shume shtete po shtrëngojne serish masat për parandalimin e perhapjes se koronavirusit. Së fundmi, Ministria e Shëndetësisë në Itali ka firmosur urdhërin më të ri, atë të bërjes së tamponit të detyrueshëm për personat që udhëtojnë drejt Italisë,

Qytetarët nga shtetet si Hollanda, Britania e Madhe, Republika Ceke, Belgjika, Franca e Spanja duhet të kryejnë tamponin në pikat kufitare si në aeroporte, porte dhe në kufirin tokësore brenda afatit kohor 48 orë nga hyrja në Itali.

Ne alternative personat që udhëtojne nga këto vende drejt Italisë duhet të kenë kryer paraprakisht tamponin dhe të ketë marrë rezultat negativ jo më shumë se 72 orë para nisjes.