HomeEmigracion & DIasporaRrëfimi prekës i...

Rrëfimi prekës i vajzës shqiptare për Llotarinë Amerikane, fitoi apo jo? Nilda e tregon në letrën e saj

Ajo është një vajzë që donte thjesht të ikte sa më larg nga këtu, jo se nuk e do vendin e saj, por nuk mund të realizojë në Shqipëri ëndrrat e saj. Ajo aplikoi si pjesa më e madhe e shqiptarëve, donte të prekte ëndrrën amerikane, priti me padurim përgjigjen.
Fitoi apo jo? Nilda e tregon në letrën e saj:
“Jam me rritur me muzikën amerikane, me filmat amerikane. Që e vogël më pëlqente ekrani i madh i kinemasë amerikane dhe njihja më shumë aktorët amerikane sesa shqiptarë.
Lexoja dhe besoja sesi talenti dhe ideja vlerësoheshin në Amerikë, ëndërroja të studioja në shkollat më të mira amerikane. Doja të jetoja në një vend, ku të ndihesha e vlerësuar. Jo se nuk më vlerësonin këtu, më vlerësonte familja, mësuesit mbase edhe bashkëmoshatarët e gjimnazit, por të gjithë mendonin me vete; po kjo pse lexon kaq shumë?
Kisha një mendje të çuditshme që fëmijë. Aq shumë pasion kisha për dijen, saqë nuk e ndaja mendjen të zgjidhja juridikun apo mjekësinë. Arrita gjimnazin me mendime të paqarta për të ardhme time, por e dija që shkolla ishte çelësi. Studioja deri në orët e vona të mëngjesit për t’u bërë dikush në jetë, por mendja ime synonte larg Shqipërisë, pavarësisht se me një plan të paqartë.
Fitova shkollën e lartë, jo atë që kisha përcaktuar në zgjedhjen time të pare dhe aty mora mësimin e parë; Jeta nuk planifikohet. Ju përshtata sistemit dhe përfundova degën time aktuale, për të cilën tani, kam pasion të madh dhe po e përjetoj si një sfidë. Në vit të parë lexoja e studioja çdo literaturë të mundshme, por puna ime e parë më bëri të kuptoj që tregu i punës nuk do njerëz mekanikë. Mendova që mënyra më e shëndetshme për të mos u tronditur nga hendeku i thellë që ekziston ndërmjet shkollës dhe tregut të punës ishte të studioja të dy ambiente. Për këtë arsye e vlerësoja shumë punën gjatë periudhës së studimit, i shikoja si dy sisteme edukimi dhe disipline për mua.
Provova dhe call centerin, njoha shumë të rinj dhe bashkëmoshatarë që e mendonin si të ardhmen më të mirë të mundshme. Aty ishte momenti që kuptova që duhet të guxoja të ikja sa më larg Shqipërisë, që të mos bëhesha një prej tyre, të mos përshtatesha. Kisha dëgjuar të flitej shpesh, për lotarinë amerikane, mendova ta provoja, por e shtyja, jo sot po nesër, a ta hedh a mos ta hedh. U kthye e gjitha në një dilemë për mua. Atë ditë, isha pushim, pasi nuk kisha punë atë ditë në call center dhe po dilja të bëja një ecje duke dëgjuar muzikë. Papritur u gjenda përballë një qendre profesionale fotosh ku bëheshin aplikimet për lotarinë amerikane.
Bëra gati kartën e identitetit, bëra foton, u përgjigja pyetjeve dhe ndërkohë mendoja me vete: “Kaq ishte Nida, do ikësh që këtu, do të nisësh një jetë të re!” Isha me një shoqen time kur mora vesh që do dilnin rezultatet në orën gjashtë të pasdites, provova të hapja sitin, por sistemi dilte i ngarkuar. Provova deri në orën dy të natës, me një ankth të paparë, ndërkohë shoqja më thoshte:
“E sigurt që mua do më dalë, e ndjej!”
Ndërkohë më premtonte darka, dreka, vizë pushimesh nga Amerika, çdo gjë që mund të doja. Unë nuk besoja në parandjenjë, ndaj prita momentin që do konfirmonim rezultatin. Në orën 2 të mëngjesit po prisja para ekranit të laptopit, përgjigjen e shumëpritur.
Dhe ajo çfarë mu përplas në sy ishte pak e thatë; “HAS NOT BEEN SELECTED”.
Pastaj erdhi momenti të kontrollonim për përgjigjen e shoqes sime që priste shumë e sigurt. E njëjta përgjigje edhe për të, “ HAS NOT BEEN SELECTED”./dritare.net/

Get notified whenever we post something new!

spot_img

Create a website from scratch

Just drag and drop elements in a page to get started with Newspaper Theme.

Continue reading

Moti për 5 ditë/ Rikthehen reshjet e shiut, sinoptikania zbulon zonat ku pritet të ketë rrebeshe

Sipas sinoptikanes se njohur Tanja Porja, ne ditet ne vijim pritet mot i paqendrueshem. Ditën e mërkure priten reshje fillimisht në veri dhe më pas ne mesdite edhe ne qendër te territorit. Skaji jugur mbete pa reshje. Termometri pritet...

Sërish rënie për monedhat e huaja, ja cfarë ndodhi sot me euron dhe dollarin..

Sot, më 11 mars 2025, dollari amerikan blihet me 90.9 lekë dhe shitet me 92.1 lekë. Euro blihet me 98.9 lekë dhe shitet 99.6 lekë. Franga zvicerane këmbehet në blerje me 102.9 lekë, ndërsa në shitje me 104 lekë. Paundi britanik blihet...

Ndryshimi i Orës, mund të dëmtojë edhe shëndetin

Ora Verore 2025 ka nisur — ja çfarë ndodh me trupin tuaj kur “kalohet përpara” Të dielën e fundit të muajit, më 30 mars, rikthehet ora verore dhe akrepat pritet të shkojnë 60 minuta para. Kjo ndodh çdo vit në...

Enjoy exclusive access to all of our content

Get an online subscription and you can unlock any article you come across.