Rrëfimi i motrës së Alma Arrazit: Erdgysi e ofendonte, i kërkonte të largohej nga shtëpia se do sillte të dashurën

304
0

Motra e Alma Arrazit ka dhënë një intervistë për Top News dhe ka folur për marrëdhënien e motrës së saj me bashkëshortin Erdgys Arrazi.

Ajo ka thënë se shkak i marrëdhënies së keqe mes tyre ka qenë gjithmonë xhelozia sepse ai e tradhtonte.

Genta, motra e Almës tha se ajo nuk kishte pasur ndonjëherë probleme me depresionin dhe se këto deklarata janë shpifje.

“Motra ka pasur gjithmonë probleme me burrin për shkak të xhelozisë sepse ai e tradhtonte shpesh. Në fillime kur nuk ka pasur lidhje jashtëmartesore kanë shkuar mirë dhe kanë qenë të lumtur. Që kur u lidh me tjetrën çdo gjë ka marrë fund, motra më ka treguar se e ofendon, e bullizon dhe i ka thënë “ik nga shtëpia se do sjell atë në shtëpi”. Alma është larguar të paktën 8 herë nga shtëpia dhe gjithmonë ka ardhur te mua. Shkak ka qenë xhelozia. Nuk ka ik se kanë qenë në mes fëmijët, sepse ai i thoshte se kalamajt nuk i merr me vete. Shpirti i Almës nuk i linte kalamajtë vetëm. Ai i ka thënë do bëjmë shtesë sipër dhe ti do jetosh me fëmijët sipër. Vjehrra e saj më ka thënë se Alma është fajtore, sepse Alma i kontrollonte telefonin dhe ai është acaruar.

A keni fakte për dhunë psikologjike?

E ka ofenduar, e ka pështyrë në fytyrë dhe kam çdo foto të motrës sime në telefon. M’i ka nis motra dhe më ka thënë m’i ruaj këto foto. Kam foto të atij me të dashurën e vet në makinë.

Motra e Alma Arrazit shprehet se ai “dhe ushqime nuk u sillte fëmijëve. Kohët e fundit nuk u blinte ushqime dhe motra ime më thoshte se e shtyjmë me çfarë i kishte ngelur nëpër rafte. Ai konsumonte dreka e darka me të dashurën e vetë në lokalet më të shtrenjta nëpër Shirok”.

Sipas saj, Erdgysi i ka dashur, “por jo si në fillim që kanë qenë jashtë mase të lumtur, u ka plotësuar dëshirat më shumë, për shkollë, libra dhe veshmbathje, kohët e fundit i ka munguar çdo gjë, edhe buka”.

Përsa i përket aludimeve se Alma merrte ilaçe depresioni, Genta tha:

Po shpikin, motra ime ka qenë grua e mrekullueshme dhe nënë e përkryer. Është marrë me fëmijët përditë. Nëse motra ime ka qenë me të meta mendore nuk do kujdeset kështu për fëmijët. Atë e respektonin të gjithë në lagje.

Keni qenë të pranishëm në funeralin e mbesës?

Motrën tonë do ta marrim dhe do ta varrosim në Durrës, nuk ka lidhje që të varroset në Shkodër. Por të mos i dilte ai me të dashurën, motra ime do të ishte gjallë. Nuk kam qenë tek varrimi i mbesës. Nuk kemi kontakt me ta. Nuk na kanë thirrur në ceremoninë mortore.