Skip to content

Rrëfeu historinë e vdekjes së babait, Almeda Abazit i ndodh e papritura

    Gjatë një interviste në emisionin “S’e Luan Topi” në Top Channel, Almeda Abazi rrëfeu për herë të parë për humbjen e babait dhe sakrificën që ishte e gatshme të bënte për të.

    Bukuroshja shqiptare u shpreh se babait i nevojitej një transplant që të mund të mbijetonte, por asnjë nga të afërmit e saj nuk u ofrua që t’ia dhuronte.

    Megjithëse ajo donte shumë ta bënte diçka të tillë, dhe kishte përputhje me të, i ati i tha se nuk do t’ia falte kurrë nëse merrte këtë vendim.

    Pasi bëri publike historinë në fjalë, duket se reagimet e ndjekësve të saj kanë qenë të shumta. Këtë e ka zbuluar vetë Almeda përmes një postimi në “Instastory”.

    “Kam marrë kaq shumë mesazhe të bukura. Dua t’ju falenderoj. Një përqafim për të gjithë ju”, shkruan Almeda Abazi.