“Rrebeshe shiu por edhe..”, sinoptikani zbulon parashikimin e motit për javën: Nga e marta deri të enjten do të..

39978
0

Kjo javë nis me temperatura të larta dhe mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të shkojnë pranë vlerave 37-38 gradë celsius.

Pjesa më e madhe e territorit do të jetë me mot të kthjellët, ndërsa mbrëmja do të sjellë vranësira. Hakil Osmani nga MeteoAlb tha në “Good Morning Albanians” se nga e marta pritet të ketë reshje dhe rrebeshe shiu. Ky mot i paqëndrueshëm do të vijojë deri të enjte, ndërsa situata duket se do të përmirësohet nga e premtja e moti i mirë do të na shoqërojë edhe në fundjavë.

“Duke filluar nga dita e martë e të paktën deri ditën e enjte, do të jenë prezente në territorin shqiptar. Ato do të pësojnë zhvillime duke sjellë reshje e herë pas here rrebeshe. Këto rrebeshe do të jenë më të fokusuara në zonat veriore, lindore, por edhe ultësira perëndimore do të kenë herë pas here reshjet e shiut, reshje të cilat në zonat veriore pritet të jenë edhe në formën e rrebesheve.

moti i paqëndrueshëm do të jetë nga e martë në të enjte. Nga e premtja e deri në fundjavë, do kemi një mot të qëndrueshëm”,-tha Osmani.