Rrebeshe afatshkurta dhe rritje të temperaturave, çfarë MOTI parashikohet për ditën e sotme?

1189
0

Pjesa më e madhe e vendit do të jetë e kthjellët me diell dhe vranësira kalimtare, por nuk përjashtohen as rrebeshet afatshkurta. Meteorologia e A2 CN, Tanja Porja tha në Dita Jonë ,se rrebeshet do të jenë kryesisht në veri dhe veriperëndim të vendit, dhe më pak në skajin jugor të Shqipërisë.

“Reshjet mbeten prezente në zonat veriore e veriperëndimore dhe në skajet e jugut të Shqipërisë në orët e paradites. Kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të vendit. Rrebeshe afatshkurta në veriperëndim dhe shumë pak në skajin verior e verilindje. Reshje të papërfillshme në skajin jugor”.

Sipas meteorologes gjatë ditës së sotme pritet rritje me 3 gradë e temperaturave

“Presim rritje me 3 gradë celsius në mesditë në jugperëndim dhe qendër. Rritje e lehtë e temperaturave në mëngjes, dhe mesditë”.