Robinson Cruso shqiptar prej 15 vitesh jeton i vetëm në ishull: “Po u dashurove me detin, s’do më gruan”,

188
0

“Histori Shqiptare” këtë të diel ishte në një nga vendet më të bukura të Shqipërisë. Vend i ndaluar para viteve ’90, i  cili frekuentohej vetëm nga anëtarët e byrosë komuniste si Mehmet Shehu, i cili vinte për gjueti derrash. Ksamili është një nga mrekullitë e vendit tonë e  ishujt rreth tij janë po aq të magjishëm.

Një nga ishujt që vizitoi “Histori Shqiptare” në Tv Klan ishte Ishulli i Tongos ku përveç mrekullisë së peizazhit na njohu me një njeri të pazakontë, Babalen, i cili prej 15 vitesh jeton i vetëm në ishull. Babalja emrin e tij e ka pasur Petrit, por tani ai njihet si Tarzani shqiptar apo Robinson Kruzo.

Është vendosur në ishullin e Tongos pas ndarjes me gruan e tij dhe aty ka krijuar vendin e tij të jetesës ku shoqërohet vetëm nga qeni i tij Çufo. Në atë ishull ku mungon uji, ai ka mbjellë lule dhe po ashtu ka krijuar një kopsht me perime. Atij i pëlqen qetësia dhe vetmia e ishullit dhe shprehet se e pas vdekjes do të varroset aty.

Alma Çupi: Babale pse ta kanë vënë emrin Babale njëherë?

Petriti: Po Babale me zemër të gjerë                             

Alma Çupi: Si u gjende këtu?

Petriti: Po këtu fillova punë si u ndava me nusen. Gjë e bukur se po u dashurove me detin s’do më gruan. I ka të tëra.

Alma Çupi: Deti e ka dhe Gruan…

Petriti: Më thotë ky greku po u dashurove me detin nuk ndahesh dot më. E kam lënë amanet po vdiqa të më varrosin këtu.