Rinovimi i patentave, nga 16 shtatori ja çfarë ndryshon

1628
0

Drejtoria e Transportit Rrugor njoftoi se nga data 16 shtatori ofrohet një lehtësi e madhe për qytetarët që iu ëhstë dëmtuar patenta ose u ka humbur. “Përveç rinovimit, qytetari do gëzojë edhe të drejtën të marrë dublikat dhe në kushte, tarifa, praktikë të ndryshuara!

Dublikati, pa qenë nevoja për raport mjekësor, as foto të re, rikonceptohet si një shërbim i ri dhe me tarifë më të ulët për qytetarin!

Tani do të aplikojnë më thjeshtë, jo 3 herë: depoziton 1 herë denoncimin dhe në afatin ligjor të prodhohet kartoni dublikat – tërheqja dhe nga i afërm me vetëdeklarim, pa mbajtur peng emigrantë a kë ka plane udhëtimi – ose aplikon/dorëzon kartonin e dëmtuar, merr dublikatin. Në Tiranë brenda 30 min!

Edhe nëse zgjedh rinovimin, që kërkon foto të re dhe raport mjekësor, aplikimi i tëri në një herë.

Për humbjen që ka detyrim denoncimin, në afatin ligjor, prodhohet kartoni i ri. Kush dorëzon kartonin të dëmtuar dhe rinovon, e merr direkt. Në Tiranë, prodhimi brenda 30 min.