Rinis shkolla, ministrja Kushi mesazh nxënësve

69
0

Ministrja e Arsimit Evis Kushi, uron nxënësit për fillimin e Vitit të Ri, duke qenë se nesër është dita e parë e shkollës. “Shpresoj të keni mbledhur plot energji që nesër t’u riktheheni shkollave plot dëshirë e pasion për të mësuar më shumë”, shkruan ministrja ndër të tjera.

Kushi kërkon nga nxënësit që të tregojnë kujdes të shtuar për higjienën dhe të gjitha masat kundër pandemisë.

Mesazhi i ministres Evis Kushi

 Të dashur nxënës, Shpresoj të keni kaluar festa e pushime të gëzuara, e të keni mbledhur plot energji që nesër t’u riktheheni shkollave plot dëshirë e pasion për të mësuar më shumë. Rikthimi në shkollë ju bën bashkë me shoqet, shokët, mësuesit, të kaloni çaste të bukura por edhe të mbështesni më shumë njëri-tjetrin.

Ndërkohë dua t’ju kujtoj edhe një herë që të kemi kujdes të shtuar për higjienën dhe të gjitha masat kundër pandemisë. Shkollat e hapura dhe mësimi në prezencë fizike kërkon vëmendjen dhe përgjegjësinë e të gjithëve bashkë. Ju uroj shumë suksese dhe vit të mbarë!